-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurum mbyll plotësisht Uzinën e Çelikut (Dokumenti)

Kryesoret

Kompania turke “Kurum International” në Elbasan ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit. Kjo bëhet e ditur përmes një shkrese që i është dërguar Ministrisë së Ekonomisë.

Egliver Laloshi, përgjegjës i Sektorit të Inspektimit në Qarkun e Elbasanit ka sqaruar për mediat se cilat janë arsyet që ka paraqitur kompania. Në media ka qarkulluar lajmi se janë 500 punonjës të larguar, por Laloshi e mohon këtë duke i cilësuar largimet sporadike.

Kurum mbylli dyert për 500 punonjës, Inspektorati Shtetëror i Punës monitoron kompaninë turke

Sipas dokumentit, uzina e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se një jave dhe shkak sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që  kjo kompani të mos jetë  konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë. Për uzinën e Petëzimit pritet montimi i pajisjeve të teknologjisë së re, sipas dokumentit.

Kurum hedh punëtorët në rrugë pas skandalit, Malaj: Qeveria të mos e tolerojë

Kompania po monitorohet nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH). Një grup prokurorësh dhe oficerë të Krimit Ekonomik kanë zbarkuar në zyrat e kompanisë turke “Kurum International” në Elbasan.

Deputeti socialist Erion Braçe dhe jo vetëm këtë lëvizje të Kurum e cilësojnë presion dhe shantazh ndaj qeverisë pas daljes së skandalit me mbetjet që u bllokuan në Kinë, që dyshohet se janë të kësaj kompanie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit