Vajza e aktores Julia Ilirjani, Renée Reffo ka dhënë së fundmi një intervistë për Bordo, ku ndër të tjera është pyetur edhe për deklaratën e Visjan Ukcenaj për “Pushime on Top”.
Aktori kujtoi një situatë në Top Arena kur Renée e Julia ishin të ftuara, ndërsa ai në rolin e “Minionit”, i quajti zhaba e shushka, gjë që vajzës së aktores nuk i pëlqeu.
“Të të ngelet hatri me një aktor, sa i përket batutës, do të thotë që je njeri i vogël. Të mërzitesh me një artist, është injorancë. Te ‘Top Arena’ mund të kem pasur ndonjë episod. Së fundmi ishin nënë e bijë të ftuara dhe ndjeva një hatërmbetje nga ajo goca.
Ajo nuk e kishte kuptuar fare që unë isha një aktor në rol. Madje batutën aty e bëj gjithmonë, dhe papritur doli dikush që u mërzit. ‘Shushkat” është një batutë që unë e përdor kudo,” -u shpreh Visjani.
Lidhur me këtë, Renée thotë se në fakt nuk ka hatërmbetje me aktorin dhe se gjestin e tij e mori si diçka që ishte vetëm për skenën dhe aspak personale.