Pas një periudhe të gjatë me temperaturat e larta, stuhia që përfshiu vendin këtë pasdite ka sjellë reshje të dendura dhe breshër. Kjo ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa qytete, përfshirë Elbasanin.
Në qytetin e Elbasanit, stuhia ka shkaktuar thyerjen e disa pemëve dhe dëmtimin e makinave. Rrebeshet e breshërit kanë përfshirë zonat e ndryshme të qytetit, duke bllokuar rrugët dhe krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Shërbimet emergjente janë në vendngjarje për të pastruar rrugët dhe për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
Përveç Elbasanit, stuhia ka prekur edhe qytete të tjera, duke përfshirë kryeqytetin, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të vogla dhe probleme të tjera. Në Bulqizë, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.