Partizani ka zyrtarizuar trajnerin e ri, serbin Aleksandar Veselinoviç, i cili ka bërë deklarata të rëndësishme pas prezantimit të tij.
Veselinoviç shprehu kënaqësinë për pranimin e ofertës së Partizanit, duke thënë: Partizani është një skuadër e madhe në Shqipëri. Jam shumë i lumtur, pasi kam gjetur një mikpritje shumë të ngrohtë nga takimi me presidentin dhe stafin e klubit.
Ai e cilësoi këtë përvojë si një “eksperiencë të re dhe entuziaste.”
Në lidhje me sfidat që do të përballet, Veselinoviç komentoi mungesën e mundësisë për të zhvilluar fazën përgatitore me skuadrën: Jam shumë i motivuar. Për mua është shumë e rëndësishme të jap më të mirën time çdo ditë. Kam eksperiencë dhe besoj se do të përshtatem me Partizanin.
Ai gjithashtu nënvizoi nevojën për përforcime, duke theksuar: Pak ditë më parë skuadrës iu largua Maguette. Na duhen lojtarë që të ndjejnë peshën e fanelës dhe të luftojnë për këtë klub.
Sa i përket mërkatës, Veselinoviç shmangu të specifikonte pozitat që mund të përmirësohen: Sot është dita ime e parë, dhe nuk jam i sigurt nëse do të ishte korrekte të flasim për këtë temë.