-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri i madh në Lushnjë/ Dëmtohet biznesi dhe bllokohet aksi rrugor

Kryesoret

Rreth orës 19:35, në “Qafën e Sokolit” në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm që ka shkaktuar përhapjen e flakëve. Flakët kanë prekur një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Era ka ndihmuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit, që ka rrezikuar dhe më shumë sipërfaqe.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe janë angazhuar për të neutralizuar zjarrin dhe për të menaxhuar trafikun në aksin e bllokuar të rrugës.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat që çuan në shpërthimin e zjarrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit