Admirali amerikan Stuart Munsch, komandant i JFC Naples, është takuar sot në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi u përqendrua në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nga KFOR-i dhe përkrahjen e NATO-s për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja.
“Komandanti i JFC Naples, Admirali Stuart Munsch, u takua sot me z. Kurti në Prishtinë, Kosovë. Diskutimet e sotme u përqendruan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Munsch gjithashtu ka biseduar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, dhe ka pasur një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nuk ishte në gjendje të priste në zyrë për shkak të problemeve shëndetësore.