-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Transporti i mbetjeve toksike nga Durrësi, një praktikë e përsëritur

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së organizatës jo qeveritare amerikane “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” lidhur me transportin e mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit. Sipas Berishës, ky transport nuk është rast i parë, siç është konfirmuar nga rrjeti prestigjoz.

Në një fjalim para mbështetësve demokrat, Berisha theksoi se rrjeti i Bazelit ka zbuluar se nisja e 100 kontejnerëve me lëndë helmuese nga Durrësi nuk është një ngjarje e vetme, por një praktikë e përsëritur. “Rrjeti i Bazelit ka informuar se ky nuk është rasti i parë dhe se trafiku i mbetjeve toksike në Shqipëri është një krim shtetëror që përfshin Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se “rrjeti i Bazelit zbulon se këto lëndë helmuese që vijnë nga vende tjera në Durrës, apo nga uzina Kurum dhe të tjera të Shqipërisë, këto shkarkohen në port në ambjente të hapura, dhe era mund të mbulojë Durrësin dhe jo vetëm Durrësin, po mund t’i shpërndajë ato drejt Durrësit, Tiranës dhe zona tjera, duke helmuar ajrin me lëndë toksike të një rrezikshmëri shumë të lartë për sëmundje nga më të këqijat.

Berisha kritikoi gjithashtu dy kompani, Sokoli dhe ajo e Aleks Binjakut, duke i akuzuar për përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm. Ai e cilësoi këtë aferë si një nga më të rrezikshmet në rajon dhe Evropë.

Mirënjohje të pakufijshme rrjetit të Bazelit, qytetarit digjital që informoi nga Durrësi rrjetin e Bazelit. Qytetarët digjitalë që informuan dhe mua për këto, gazetarëve, trima dhe guximtarë që denoncuan një nga aferat më të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.“, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit