-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ronaldo e ka vendosur: Ja kur do të largohem nga futbolli

Kryesoret

Ai e ka vendosur. Sulmuesi Cristiano Ronaldo, ka folur për të ardhmen dhe tërheqjen e tij të mundshme nga futbolli i luajtur.

Veterani portugez, deklaroi se tërheqja mund të ndodhë në 2-3 vitet e ardhshme, ndërsa theksoi se më shumë mundësi mund ta mbyllë tek Al Nassr.

“Nuk e di se kur do të tërhiqem nga futbolli, e sigurt është se jo tani. Ndoshta pas 2-3 vitesh, por jo tani. Me shumë mundësi do ta mbyll këtu tek Al Nassr. Jam shumë i lumtur këtu, ndihem mirë në këtë vend, më pëlqen të luajë në Arabinë Saudite dhe dua të vazhdoj.”

“Nuk do i them askujt paraprakisht kur të largohem nga kombëtarja. Do të jetë një vendim spontan dhe i menduar shumë mirë. Për momentin mendoj vetëm si të ndihmojë Portugalinë në ndeshjet e ardhshme. Ne kemi Ligën e Kombeve përpara dhe dëshira ime është që të luaj”.

Ronaldo konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit dhe numëron gjithsej 1024 ndeshje të luajtura, me 768 gola të shënuar. Ai ka fituar edhe “Topin e Artë”, plot pesë herë, ndërsa numëron trofe të shumtë me klubet ku ka luajtur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit