Policia ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë në lidhje me sherrin e dhunshëm të ndodhur më 25 gusht 2024 në Palasë, pas një koncerti.
Personat me inicialet Fatmir Bejo., 30 vjeç, nga Durrësi, dhe Klajdi Cerri., 32 vjeç, nga Tirana, janë identifikuar si të përfshirë në konfliktin që ndodhi rreth orës 02:20 të mëngjesit. Më herët, policia kishte shpallur në kërkim Xhoni Spaho , 28 vjeç, dhe Genti Balec, 49 vjeç.
Të gjithë të dyshuarit janë nën hetim për përfshirje në këtë incident, që përfshinte përdorimin e dhunës fizike. Policia vazhdon kërkimet për kapjen e të gjithë të dyshuarve dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.
Detaje nga sherri në Palasë, një nga autorët i përfshirë në politikë