Portieri polak Wojciech Szczęsny ka njoftuar tërheqjen e tij zyrtare nga futbolli i luajtur pas përfundimit të kontratës me Juventusin.
Karriera e tij ka filluar te Agrykola Varshava dhe më pas te Legia, për të vazhduar në Arsenal, ku ka qëndruar për 11 vite me dy huazime te Brentford dhe Roma. Në vitin 2017, ai u transferua te Juventus, ku qëndroi deri këtë verë.
Në karrierën e tij, Szczęsny ka fituar 11 trofe dhe është shpallur portieri i vitit në Serie A për sezonin 2019/2020, si dhe lojtari polak më i mirë në vitin 2022.