Ditën e sotme një 58-vjeçar ndërroi pasi u rrëzua aksidentalisht nga lartësia e një pallati në ndërtim në Tiranë.
Për këtë ngjarje ka reaguar aktivisti Arlind Qori, i cili shprehet se nëse shkoni në faqen e Lëvizjes Bashkë do të lexoni qindra komente të punëtorëve që dëshmojnë kushtet e tyre të punës, ku tregojnë nëse kanë kontratë apo jo, si poshtërohen dhe korruptohen nga inspektoratët e punës.
“Askush për Lëvizjes Bashkë nuk flet për punëtorët, as partitë e reja apo të vjetra. Kjo është oligarki me dy tre alternativa dhe prandaj është Lëvizja Bashkë që tu shërbejmë njerëzve që të kërkojmë atë që është e drejta për ta”, thotë Qori.
Në fund ai thekson që punëtorët duhen të trajtohen si çdo qytetarë të tjerë dhe duhen të kenë një pozitë të caktuar si çdo klasë tjetër shoqërore.