Sali Berisha e ka cilësuar si një provokacion të ulët anti-kombëtar dhe ndërkombëtar hartën e publikuar nga qeveria për projektin e zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës.
Ai ka akuzuar qeverinë Rama-Balluku për fshirjen e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nga harta, duke i përfshirë ato në ish-Jugosllavi.
Në hartë, Shqipëria shfaqet e kufizuar vetëm nga Greqia dhe Jugosllavia, ndërsa Kosova dhe RMV nuk janë të përfshira si shtete të pavarura.