Shqipëria ka nisur punën për rijetëzimin e industrisë ushtarake. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu njoftoi sot se është miratuar paketa financiare që shlyen detyrimet e industrisë ushtarake në Poliçan, në Gramsh dhe Mjekës. Kompania shtetërore “KAYO” ka kompetencat për marrëveshje bashkëpunimi me investitorë të huaj për të rijetëzuar këtë industri.
“Në aktin normativ, kemi një lajm të mirë për industrinë ushtarake. Është miratuar një paketë financiare që siguron tre elementë, e para, shlyerjen e të gjithë detyrimeve që kanë pasur ndër vite tre komplekset të industrisë ushtarake, në Poliçan, në Gramsh dhe në Mjekës. I japim fund një kalvari të gjatë me detyrime të pashlyera, ndaj punonjësve, ish punonjësve, apo edhe bashkive.
Akti normativ i jep financimin e nevojshëm krijimit të kompanisë shtetërore për industrinë ushtarake. Kompania shtetërore do ketë të gjitha instrumentet ligjorë dhe financiare për të hyrë në marrëveshje bashkëpunimi me investitorë të huaj për të rijetëzuar këtë industri kaq të rëndësishme” përfundoi ministri Vëngu.