-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell propozon sanksion kundër ministrave izraelitë

Kryesoret

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se ka filluar procesin e pyetjes së vendeve anëtare nëse duan të vendosin sanksione ndaj “disa ministrave izraelitë”.

“Kam nisur procedurën për të pyetur shtetet anëtare nëse e konsiderojnë të përshtatshme përfshirjen në listën tonë të sanksioneve disa ministra izraelitë të cilët kanë lëshuar mesazhe të papranueshme urrejtjeje kundër palestinezëve dhe kanë propozuar gjëra që bien në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, u tha ai gazetarëve përpara një takimi me ministrat e punëve të jashtme të BE-së në Bruksel.

Ai nuk përmend asnjë nga ministrat izraelitë të cilëve i referohet, por raporte të shumta kanë përmendur mes tyre ministrin e financave Bezalel Smotrich dhe ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit