-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania e Madhe ndan 10 grante për rininë shqiptare

Kryesoret

Britania e Madhe ka ndarë 10 grante për zhvillimin e rinisë shqiptare në veri të Shqipërisë. Këshilli Britanik organizoi ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për këto grante, të cilat do të mbështesin të rinjtë nga mosha 13-18 vjeçare, duke ofruar mundësi për zhvillim personal dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për ta.

Programi “Alternative Pathways” synon të fuqizojë të rinjtë dhe të rrisë ndërgjegjësimin për pasojat e emigracionit të parregullt.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Këshillit Britanik dhe Ambasadës britanike në Tiranë, të cilët nënvizuan angazhimin e qeverisë britanike për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mundësive për të rinjtë në Shqipëri.

Programi do të përfshijë 10 000 të rinj dhe 50 komunitete lokale, duke bashkëpunuar me shkolla, qendra rinore dhe shoqërinë civile për të mbështetur mësuesit dhe aktorët lokalë në këtë përpjekje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit