Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u bënë në fund të korrikut që bëri hapjen e listave vetëm me 2/3.
Shehi kundërshton paktin “PS-PD” me Grupin e Dialogut Gjiknuri-Bylykbashi, për mbylljen e listave duke kërkuar shfuqizimin e këtij neni. Padia është dorëzuar nga avokati Rezart Kthupi.
“Nga momenti i hyrjes në fuqi jemi përpjekur të adresojmë në mënyrë të përbashkët problematikën, duke pasur parasysh që mendimet juridike janë të ndryshme, kemi vendosur që secili të bëjë padi të veçantë”, tha Kthupi.