Presidenti i Ukrainës Vlodymyr Zelensky në kanalin e tij në Telegram në Ditën e Përkujtimit të Mbrojtësve të Ukrainës është shprehur se Ukraina nuk do të falë Rusinë.
Zelensky tha se ky ishte një krim i planifikuar, cinik rus që Ukraina nuk do ta harrojë kurrë dhe nuk do ta lërë pa u ndëshkuar.
“Sot, Ukraina nderon kujtimin e të gjithë mbrojtësve të saj. Të gjithë ata që luftuan për shtetin tonë, për pavarësinë e Ukrainës dhe sakrifikuan gjënë më të çmuar, jetën e tyre. Dhe ne nuk do ta falim Rusinë as edhe për një jetë të vetme të shkatërruar”, shkruan Zelensky.