Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar një “Trajnim Bazik për Betejë” në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Turqisë.
Trajnimi, i udhëhequr nga instruktorë turq, ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve luftarake të FSK-së.
Ky aktivitet është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Turqisë për zhvillimin profesional dhe teknik të FSK-së.