Banorët e Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës vazhdojnë të protestojnë për mungesën e hyrjeve dhe daljeve në autostradën Thumanë – Kashar, duke bllokuar këtë aks rrugor.
Ata kanë njoftuar se do të kallëzojnë në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Protestuesit kanë planifikuar një protestë të hënën në orën 16:45 para Parlamentit dhe një tjetër në aksin Thumanë – Kashar të martën në orën 18:00. Ata kërkojnë veprime urgjente për të siguruar akses të drejtë në këtë rrugë jetike.