-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti: Kemi komunikim të ngushtë me liderët e Kosovës

Kryesoret

Zyra e Shtypit të Presidentit Bajram Begaj ka shuar aludimet për mungesë komunikimi mes liderëve shqiptarë dhe kosovarë.

Pas disa raportimeve në Kosovë që sugjeronin se Presidenti Begaj dhe Kryeministri Edi Rama nuk ishin në kontakt me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, zyra e Begajt theksoi se kanë pasur kontakte të ngushta dhe konstruktive që nga fillimi i mandatit të tij.

Sipas zyrës së shtypit, Presidenti Begaj ka mbajtur raporte të vazhdueshme dhe të ngushta me liderët e Kosovës në çdo situatë dhe kohë.

“Republika e Kosovës, shqiptarët në troje dhe më gjerë si edhe drejtuesit politikë të tyre, janë dhe kanë qenë prioritet i Presidentit që prej ditës së parë në këtë detyrë”, shtoi Zyra e Shtypit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Kohët e fundit, Presidenti Begaj vizitoi Kosovën dhe u prit nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, duke theksuar përkushtimin e tij për marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit