Moderatores Klea Huta nuk i ndahen të papriturat. Pas incidentit me këmbën nga i cili mori edhe një infeksion, Kleas i kanë ndodhur disa ngjarje të tjera të pakëndshme.
Bashkë me partnerin e saj Elgit Dodën janë nisur për pushime në Ibiza, Spanjë. Fillimisht Klea tregon se humbën 3 nga valixhet e tyre dhe mbetën vetëm me çantat e dorës. Më pas ajo tregon që pas 24 orësh valixhet mbërritën.
Ndërsa disa ditë më vonë, ku gjithçka po shkonte mirë Klea ka postuar një video me një gotë verë në dorë derisa erdhi momenti për t’u hedhur nga varka dhe diçka ka shkuar keq kur ajo është zhytur plotësisht.
“Morali i historisë: Merrini gjërat me sportivitet dhe bëni palestër”, përfundon moderatorja.