Një 42-vjeçar është proceduar penalisht pasi ushtronte aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar.
42-vjeçari me iniciale E.A., në lokalin e tij në Dhërmi ushtronte aktivitet me muzikë mbi normën e lejuar, pas orarit të përcaktuar për mbyllje duke shkaktuar qetësinë publike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet muzikore.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.