Pas atentatit në Shkodër, kamerat e sigurisë kanë identifikuar një mjet tip ‘Benz’ gri që ndihmoi ekzekutorin e 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli.
Mjeti, i cili është filmuar në segmentin Shkodër-Tiranë, kishte ndërruar targat për të shmangur identifikimin. Policia ka lëshuar një urdhër ndalimi për këtë mjet, por deri tani nuk është arritur të gjendet.
Autoritetet janë në kërkim të informacionit për të kapur ndihmësin e ekzekutorit.