-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Propaganda e Ramës, armë çnjerëzore kundër lirive të shqiptarëve

Kryesoret

Sali Berisha ka kritikuar ashpër propagandën që, sipas tij, përhap narko-regjimi i Edi Ramës, duke e quajtur atë armën më çnjerëzore kundër lirive dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Gjatë një tubimi në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha theksoi se propaganda qeveritare, e cila përhapet nëpërmjet mediave të kontrolluara nga shteti, manipulon dhe mashtron qytetarët, duke paraqitur krimin dhe mashtrimet si sukses.

Ai ftoi demokratët të ndihmojnë në ndriçimin e mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve për të mbrojtur ata nga ky agresion mediatik.

“Kjo propagandë e cila ushqehet ditë e natë me paratë e taksave tuaja, dhe që shpallet private, po në fakt është gjer në palcë shtetërore kundër jush punon nga mëngjesi në darkë vetëm e vetëm për të përpunuar mendjet tuaja, mendjet e qytetarëve, për t’i manipuluar ato, për t’i mashtruar ato.

Kjo propagandë arrin në veprime jashtë imagjinate të paraqesë krimin sukses, të paraqesë shndërrimin e votës në krim dhe krimin në votë si fitore, të paraqesë grabitjen e votës si aftësi dhe zotësi të Edi Ramës, të paraqesë mashtrimet e tij dhe qeverisë së tij ndaj qytetarëve si të vërteta për shqiptarët.

Në këtë kontekst, në këtë kuadër, roli i secilit prej jush, roli i çdo demokrati dhe demokrateje është jetik dhe vendimtar për të ndriçuar mendjet dhe zemrat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga një agresion mediatik, të cilin e kanë njohur vetëm në diktaturë.”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit