-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti serb dhe malazez përplasen në Pragë për Kosovën

Kryesoret

Në kuadër të Forumit të Sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, një debat i ashpër është zhvilluar midis presidentëve të Serbisë dhe Malit të Zi, Aleksandar Vuçiq dhe Jakov Milatoviq, mbi çështjen e Kosovës.

Në panelin “Bashkimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në”, Milatoviq e kritikoi Serbinë për pozitat e saj ndaj Kosovës, ndërsa Vuçiç e akuzoi Malin e Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo është bërë në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244.

Milatoviq tha se Mali i Zi është angazhuar për t’u bashkuar me BE-në dhe se përpjekjet për integrim duhet të përqendrohen në optimizëm dhe bashkëpunim. Në përgjigje, Vuçiç e përshkroi Malin e Zi si një vend që ka bërë kompromis të papranueshëm duke njohur Kosovën dhe e kritikoi për hedhjen poshtë të shqetësimeve të Serbisë.

“Mendoj se publiku mund të shohë se sa shumë nuk pajtohemi unë dhe Aleksandri, dhe kjo është legjitime. Tani ekziston një zgjidhje e qartë se ku dëshironi të shkoni. Për Malin e Zi është e qartë, nuk e di nëse është e qartë edhe për Serbinë, por është legjitime të kesh qëndrim të paqartë për atë se ku duan të shkojnë. Mendoj se Serbia, si ekonomia më e madhe në rajon, është e rëndësishme. E dini se të gjithë flasim gjuhën e njëjtë”, tha presidenti i Malit të Zi.

Në diskutim, Vuçiç theksoi se Serbia është në rrugën e saj të BE-së dhe se sfida më e madhe është marrëdhënia me Prishtinën. Ai u shpreh pesimist për përparimin e shpejtë të procesit të integrimit të Ballkanit në BE, duke parashikuar se Ukraina do të jetë vendi i parë që do të hyjë në BE deri në vitin 2030, dhe më pas do të ndodhin përparime për vendet e tjera të rajonit.

“Ky është një dallim i vogël mes nesh, që nuk është aq i vogël. Që do të thotë se po, ne jemi në rrugën tonë të BE-së, dhe problemi më i madh për Serbinë është marrëdhënia jonë me Prishtinën. Është një çështje shumë e vështirë për ne. Përgjigja ime është, në rregull, disa njerëz mendojnë se ne duhet të gjejmë një mënyrë më të lehtë për të kënaqur dikë dhe të themi se ai është i mirë.

Do të shohim më 2028 se kush do të ketë të drejtë, nëse unë jam pesimist apo ju optimist. Të gjithë ju këtu e dini se unë kam të drejtë, se asgjë nuk do të ndodhë deri në vitin 2030, dhe në 2030 do të kemi Ukrainën që do të jetë vendi i parë që do të hyjë. Mendoj se do të vijë deri në vitin 2030. Nuk jam negativ, jam realist. Pas kësaj, mendoj se do ta bëjnë Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut. Por pas hyrjes së Ukrainës në BE”, deklaroi Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit