Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Pragë për Forumin GLOBSEC, ku ka pasur mundësinë të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Takimi mes tyre është shfaqur miqësor dhe i ngrohtë. Përveç takimit me Ramën, Osmani ka diskutuar për raportin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe ka zhvilluar një takim të parë në nivel presidentësh me presidentin çek, Petr Pavel.