-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu viziton Komandën e KFOR dhe forcat shqiptare në Pejë

Kryesoret

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka inspektuar Komandën Qendrore të KFOR dhe Komandën e Zonës Perëndimore në Pejë.

Në këtë vizitë, Vengu është shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, dhe është pritur nga komandanti i KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, me të cilin diskutoi për situatën e sigurisë, veçanërisht në veri të Kosovës, duke përfshirë incidentet e mëparshme të dhunës ndaj trupave të KFOR.

Në bazën e KFOR në Pejë, delegacioni shqiptar është takuar me komandantin italian të bazës, kolonelin Mundo, i cili vlerësoi kontributin e trupave shqiptare dhe theksoi profesionalizmin e tyre. Vengu ka falënderuar forcat shqiptare për angazhimin e tyre dhe ka ripërsëritur mbështetje të pakursyer për misionin e KFOR në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Kontingjenti shqiptar në misionin e KFOR tani përbëhet nga 107 efektivë në Komandën Rajonale Perëndimore në Pejë dhe 25 përfaqësues civilë dhe ushtarakë në Shtabin e KFOR në Prishtinë. Vengu ka theksuar rëndësinë e përmirësimit të kushteve për forcat në mision dhe mbështetjes për familjet e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit