-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç mohon lidhjet e ngushta me Putinin dhe thekson angazhimin për BE-në

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mohoi se ka raporte të ngushta me Vladimir Putin dhe refuzoi që Serbia të shikohet si një “Kali i Trojës” për Rusinë, duke theksuar se Serbia është e angazhuar për anëtarësimin në Bashkimi Evropian.

Ai deklaroi se nuk ka pasur kontakte me Putinin në dy vitet e fundit dhe se raportet tradicionale të mirë me Rusinë nuk ndikojnë në procesin e integrimit evropian të Serbisë.

Vuçiç po fliste në konferencën Globsec në Pragë, ku nënvizoi se problemi kryesor për Serbinë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Ai kërkoi më shumë besim nga partnerët evropianë për qëllimet e Serbisë dhe vuri në dukje se angazhimi i tij për reforme dhe rritje është më i fortë se kurrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit