-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burri në Korçë dogji gruan me benzinë, ministri: Denonconi dhunën

Kryesoret

Melisa Trëndafili, 31-vjeçarja që u dogj pasi iu hodh benzinë nga bashkëshorti i saj vijon të trajtohet me ndihmë mjekësore në shërbimin e Djegie-Plastikës në QSUNT, ndërsa policia vazhdon kërkimet për të ndaluar bashkëshortin e saj Bledar Trëndafili.

Për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Korçë ka reaguar ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, duke u ndalur te dhuna në familje si një fenomen problematik për të cilin kërkohet reagim i menjëhershëm për ta ndalur.

“U bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të dhunës në familje dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, për t’u siguruar që ata, të cilët kryejnë këto akte, të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, ashtu siç do të përballet dhe autori i ngjarjes së djeshme!

Si ministër i Brendshëm shpreh mbështetjen time më të madhe për viktimat e dhunës në familje dhe angazhimin tim për të punuar parreshtur për një shoqëri, ku secili të ndjehet i ndjehet i sigurt dhe i respektuar.

Duke i uruar shërim sa më të shpejtë zonjës – viktimë e dhunës në familje dje në Korçë – shpreh angazhimin tim për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për viktimat si ajo, dhe ftoj edhe institucionet e tjera përgjegjëse të veprojnë shpejt e në përputhje me politikat e qeverisë sonë për luftën ndaj dhunës në familje” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit