Mbrëmjen e sotme në emisonin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ po diskutohet për skandalin e mbetjeve prej kompanisë Kurum drejt Tajlandës.
Eksperti Fatos Çoçoli debatoi me këshilltarin opozitarë të bashkisë Tiranë Dorjan Teliti ku i thotë se ka frikë të përmendi emrin e kësaj kompanie dhe të thotë që kjo kompani humbi gjyqin ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar.
“Duhet të bëjmë dallimin mes lëndëve toksike dhe lëndëve të rrezikshme, që parafolësi përballë meje ia lejon vetes që ta quajë shtetin që mbajmë ne është shtet mafioz. Foli me të drejtë kur tha se çfarë ka ndodhur këto 14 vjet. Ku kanë përfunduar këto mbetje që mund të jenë edhe të rrezikshme? Në maj të 2015, Kurum sepse ndoshta zotëria që kam përballë ka frikë edhe t’ia përmendi emrin, Kurum e ndaloi prodhimin.”, tha Çoçoli.
Ndërsa Teliti i drejtohet Çoçolit duke i thënë ça frike ka dhe t’ia tregojë tani.
“Thuaj që në 2015 kjo kompani ndërpreu punën sepse krijoi një mal me 200 m gjerësi dhe 20 m lartësi mbetjesh në bregun e Shkumbinit. Ke frikë ta thuash? Po e them unë se ke frikë ta thuash. Thuaj që kjo kompani ka humbur gjyqin ndërkombëtar ku na ka hedhur ty dhe mua bashkë. Sepse ne me taksat tona mbajmë këtë shtet2, thotë Çoçoli.
Teliti i drejtohet duke i thënë që Çoçoli e paske ka humbur fillin fare, ke 7 minuta që flet pa lidhje komplet.