-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finlanda propozon të ndalohet blerja e pronave nga rusët

Kryesoret

Helsinki ka propozuar një ndalesë të re për qytetarët rusë që të blejnë prona në Finlandë, si masë për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

Ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, tha më 2 shtator se ky propozim është në përgjigje të përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës në 2022.

Ndalesa e propozuar nuk do të prekë ata që kanë shtetësi të dyfishtë ose rusët me leje të përhershme që jetojnë në Finlandë apo në Bashkimi Evropian. Ekspertët do ta shqyrtojnë më tej propozimin para se ai të dërgohet për votim në Parlament.

Hakkanen theksoi se rregulloret synojnë të parandalojnë ndikimin e mundshëm armiqësor dhe përmendi se Finlanda tashmë po monitoron 3.500 prona të lidhura me pronarë rusë.

Finlanda ka ndaluar disa blerje të pronave nga rusët gjatë vitit të kaluar dhe ka mbyllur të gjitha pikat kufitare me Rusinë, duke akuzuar Kremlinin për përdorimin e migracionit si armë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit