Në fillim të sesionit të ri parlamentar, Niko Peleshi ka mbledhur sot grupin e deputetëve të Partisë Socialiste për të diskutuar objektivat dhe angazhimet e tyre.
Mbledhja, që synon të intensifikojë punën e deputetëve në Kuvend dhe në zonat elektorale, vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Deputetët janë inkurajuar të rrisin angazhimin në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Seanca e parë e këtij sesioni do të mbahet sot në orën 17:00.