Në përgatitjet për sfidat e Nations League, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka bërë ndryshime të rëndësishme në listën e lojtarëve.
Në një konferencë për media, ai shpjegoi arsyet pas përzgjedhjeve, duke lënë jashtë sulmuesin Armando Broja dhe mesfushorin Ernest Muçi, ndërsa riktheu Myrto Uzunin në ekip.
Sylvinho bëri të ditur se Broja nuk do të jetë pjesë e skuadrës për shkak të problemeve me tendinat. Ndërsa për Muçin, trajneri shpjegoi se aktualisht preferon një lojtar tjetër për rolin e tij, duke theksuar se Muçi është i dëmtuar dhe vetëm Jasir Asani ka cilësitë e nevojshme për momentin.
Uzuni është përfshirë në listë për herë të parë pas një periudhe të gjatë, dhe trajneri e vlerëson si një alternativë të rëndësishme në sulm, pas dëmtimit të Brojës. Sylvinho gjithashtu diskutoi për të ardhmen e Uzunit dhe futbollistëve të rinj, duke përmendur se janë duke monitoruar talente të reja për të përforcuar ekipin në të ardhmen.
Për të mos e grumbulluar Keidi Baret, Sylvinho tha: Kur flas për 30-35 futbollistë, që janë në listën e pritjes, patjetër që edhe lojtarë si Bare janë te kjo listë. Por siç thashë më parë, unë mund të thërrasë 23 futbollistë. Kjo është puna e një seleksionuesi të një ekipi kombëtar, e cila është e ndryshme nga ajo e një trajneri të një klubi, që e nis sezonin me 23-25 futbollistë. Ndërkohë mua më duhet të zgjedh, sikundër Ju thash e pëlqej shumë Muçin, por sot nuk mund ta thërras dot, në të ardhmen patjetër që po.