Tre ministra të qeverisë ukrainase, përkatësisht ministri i Drejtësisë, ai i Mjedisit dhe ministri përgjegjës për prodhimin e armëve, kanë dhënë dorëheqjen.
Kryetari i parlamentit ukrainas konfirmoi dorëheqjet e Oleksandr Kamyshin, Denys Maliuska dhe Ruslan Strilets.
Ende nuk janë dhënë arsyet për këto dorëheqje, ndërsa Kamyshyn ka njoftuar se do të vazhdojë në sektorin e mbrojtjes në një tjetër pozicion.