Kylian Mbappe ka dërguar PSG-në në gjyq, duke kërkuar 55 milionë euro dëmshpërblim për pagat e prapambetura dhe shpërblime të tjera nga sezoni i kaluar.
Takimi i Mbappe me komisionin ligjor të Federatës Franceze të Futbollit do të mbahet mëngjesin e 11 shtatorit.
Mbappe, i cili kaloi te Real Madrid këtë verë, pretendon se PSG i ka borxh këto shumë.