-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Projektligji i ri, shkeljet e para të bizneseve nuk do të ndëshkohen me gjoba

Kryesoret

Bizneset do të përfitojnë një “amnisti” për shkeljet e para në kuadër të projektligjit të ri që parashikon kontrollin vetëm në bazë të analizave të rrezikut.

Ministrja Delina Ibrahimaj theksoi se vizitat e inspektorëve do të jenë këshilluese dhe ndëshkimet do të aplikohen vetëm në rastet e përsëritura.

“Inspektorët shkojnë në subjekt dhe shkojnë në subjekt dhe që me vizitën e parë vendosin penalitete gjoba, ndërsa tani pas miratimit të projektligjit në shumicën e rasteve vizita do të jetë këshilluese. Do të jetë e mirë përcaktuar se kush janë rastet të cilat do të jenë subjekt i penaliteve menjëherë dhe kush do jenë rastet ku do ecet me rekomandime. Biznese që janë përgjithësisht të rregullta do të inspektohen shumë rrallë”, tha Ibrahimaj.

Reforma synon të ulë numrin e kontrolleve deri në 40% dhe të eliminojë praktikat korruptive. Në projektligj përfshihet krijimi i 8 inspektorateve qendrore për të siguruar kontroll më të drejtë dhe të koordinuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit