Prokuroria ka filluar hetimet për transportin e 816 ton mbetjeve nga prodhimi i çelikut në kombinatin e Elbasanit në pronësi të kompanisë Kurum.
Grupi hetimor ka marrë mostra nga mjediset e kombinatit dhe nga ngarkesa në portin e Durrësit. Qëllimi është të verifikohet nëse mbetjet janë toksike dhe të përcaktohet shkalla e rrezikshmërisë për popullatën.
Mostrat do të dërgohen për analizë në një laborator të specializuar jashtë vendit. Prokuroria ka sekuestruar dokumentet e kompanisë dhe do të vazhdojë me marrjen në pyetje të personave përgjegjës, përfshirë pronaren e kompanisë Sokolaj Shpk.