-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuhet mjeshtri i cirkut

Kryesoret

Zbutësi i kafshëve në cirkun shqiptar, Tahir Baçova ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Varrimi i mjeshtrit të cirkut bëhet ditën e sotme (3 Shtator 2024) në orën 11:00.

Artisti unikal e filloi karrierën artistike që në moshën 17 vjeçare deri 65 vjeç, edhe pse doli në pension ai kurrë nuk u nda nga pasioni i tij, nga bota e zbutjes së kafshëve e për ta kthyer atë në art, për të argëtuar të madh e të vogël jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Fillimisht u aktivizua pranë cirkut amator e më pas si Profesionist në cirkun e Tiranës (sot Cirku Kombëtar).

Numrat “Ecje me biçikletë”, “Kapërdime me rreth”, “Vertikale mbi shishe”, “Ekuilibër mbi glob”, “Ariu basketbollist”, “Ariu fotograf”, “Ariu vertikalist dhe ekuilibrist”, “Arinjtë në lisharse”, “Pëllumbat”, “Brezi i kalitjes”, “Klasa e qenve”, “Futbolli i qenve, “Loja me kutia”, “Pastrimi”, “Kërcimi me litar”, “Bindja e Rozës”, “Gjetja e numrave” etj, do të mbahen mend gjatë nga publiku artdashës i cirkut kombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit