Zjarri që përfshiu kullotat e Shishtavecit në Kukës është shuar plotësisht pas ndërhyrjes së mbi 100 forcave zjarrfikëse dhe ushtarake.
Ndërhyrja e forcave të Armatosura, Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Kukës, dhe vullnetarëve ka mundësuar izolimin e vatrës.
Policia e Kukësit po heton për shkak të zjarrit, i cili mendohet të ketë qenë i qëllimshëm.
Terreni i thyer dhe kushtet e thata e bënë të vështirë shuarjen e flakëve, që përfshinë një sipërfaqe të madhe bari dhe bimësie.