Trajneri i Ukrainës, Sergej Rebrov, ka theksuar se Shqipëria është një kundërshtar shumë i fortë dhe i rrezikshëm.
Ai ka komentuar se Shqipëria nuk ka treguar ende të gjithë potencialin e saj dhe duhet trajtuar me seriozitet në ndeshjen që do të luhet në Ligën e Kombeve.
“Mendoj se Shqipëria ishte shumë e pafat në shortin e Europianit, të gjithë kundërshtarët ishin të një niveli të lartë, në të gjitha ndeshjet ata mbrojtën mirë. Por në fazën kualifikuese, ata luajtën me shumë besim, ata kanë një lojë intensive.
Të gjithë lojtarët luajnë në Europë, thuajse i gjithë ekipi titullar luan në kampionatin italian. Ne duhet ta trajtojmë këtë kundërshtar me shumë seriozitet. Mendoj se Shqipëria nuk ka treguar ende potencialin e saj, që është shumë i madh”, tha Rebrov për emdiat ukrainase.