-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

8 vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Kryesoret

Sot mbushen tetë vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës. 5 Shtatori, data kur Papa vendosi të shenjtërojë murgeshën katolike me origjinë shqiptare, përkon me ditën kur ajo, më vitin 1997-n, u nda nga jeta.

‘’Një jetë në shërbim të tjerëve’’. Ky ishte misioni i shenjtores Nënë Tereza, të cilës Ati i Shenjtë i njohu mrekullitë e bëra në shërimin e një gruaje nga kanceri dhe shërimi i një personi tjetër në Brazil, i prekur gjithashtu nga tumori.

Për punën dhe kontributin e saj, veçanërisht me fëmijët në Kalkuta të Indisë, atje dhe ku ndërroi jetë në vitin 1997, Nënë Tereza u vlerësua me çmimin Nobel të Paqes.

Sot, puna e saj është një frymëzim në të gjithë botën për më shumë ndihmë ndaj të varfërve.

5 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, është shpallur festë zyrtare. 5 Shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.

Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit