Policia në Kinë ka arrestuar disa punonjës aktualë dhe ish-punonjës të AstraZeneca, prodhuesit britanik të vaksinave.
Zëdhënësi i AstraZeneca konfirmoi arrestimet, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e hetimeve. Raportet sugjerojnë se hetimet lidhen me mbledhjen e të dhënave të pacientëve dhe importimin e ilaçeve të pa miratuara në Kinë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se një numër i vogël i punonjësve tanë në Kinë janë nën hetim dhe ne nuk kemi informacion të mëtejshëm për të ndarë në këtë pikë”, tha një zëdhënës i AstraZeneca .
AstraZeneca ka një prani të fortë në tregun kinez dhe ka diskutuar mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm në këtë treg.