Elseid Hysaj është përjashtuar nga skuadra e Lazios për edicionin e Serie A, pas përjashtimit të tij nga Europa League.
Mbrojtësi shqiptar do të qëndrojë në tribunë për pjesën më të madhe të sezonit, duke mos pasur mundësi të luajë deri në janar, nëse ndodhin ndryshime. Lazio ka vendosur ta mbajë Hysajn jashtë ekipit si pasojë e vendimit të tij për të qëndruar në klub gjatë merkatos së verës, ndonëse klubi i kishte bërë të qartë se nuk ishte në planet e trajnerit.
Megjithatë, Hysaj do të mbajë rolin e kapitenit të Kombëtares shqiptare në mungesë të Berat Gjimshitit të dëmtuar.