Deri tani ka përfunduar kategorizimi për çmimet e reja të energjisë elektrike për 2,046 furra buke dhe pastiçeri nga totali i 3,800 subjekteve që operojnë në vend.
Sipas njoftimit të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave nga totali i abonentëve të sistemuar, në fashën e çmimit të energjisë 7,6 lekë/kWh janë 955 abonentë apo 47% e tyre, në fashën 9,5 lekë/kWh janë 874 abonentë apo 42% dhe në fashën 12 lekë/kWh janë 217 abonentë apo 10%.
“Sipas informimit dhe detyrave qe u vunë procedura e sistemimit do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë. Gjatë kësaj procedure do të ketë dhe riverifikime me grup të nxjerrë direkt nga Drejtoria Qendrore e FSHU-së në mënyrë që çdo abonent të sistemohet në fashën përkatëse”, njofton Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.
Në total në shkallë vendi sipas dhënave të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia janë rreth 3,800 furra bukë.
Procesi i verifikimit në terren për ndarjen e subjekteve në 3 kategori nisi më 7 Maj. Deri në 20 Maj, furrat e bukës dhe pastiçeritë plotësuan formularin e shpërndarë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) për kushtet konkrete se në cilën fashë të energjisë elektrike përfshihen. Plotësimi i formularit i parapriu zbatimit të vendimit të ERE-s të miratuar në 15 Prill 2024, për ndarjen e çmimit të energjisë elektrike në 3 fasha, sipas kategorizimit të bizneseve të prodhimit të bukës.
Faturimet më çmimet e reja të energjisë nisën nga 1 Maj 2024 dhe do të zbatohen deri në 31 dhjetor 2024.