Esmerald Balla ende nuk ka dalë përpara gjykatës për masën e sigurisë pas arrestimit për vrasjen e të atit.
Shoku i tij, Edison Brahja, i cili u arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet për bashkëpunim për asgjësim të kufomës së Enver Ballës dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës ka mohuar akuzat.
Ai pranon se ka miqësi me Esmerald Ballën por shton se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.
“Une Esmeraldin e kam shok, por as që e kisha idenë çfarë kishte ndodhur deri në momentin që ngjarja u bë publike.
Dija vetëm që Enveri ishte larguar nga shtëpia se kështu më kishte thënë Esmeraldi por nuk kisha dijeni çfarë kishte ndodhur konkretisht.
Që Enveri ishte vrarë unë e mora vesh nga televizori. S’kam asnjë lidhje me këtë ngjarje”, ka thënë ai.