Në fshatin Kërpimeh të Podujevës janë gjetur katër granata dore. Policia e Kosovës ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka evakuuar qytetarët nga zona e ngjarjes.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, njoftoi se njësitet përkatëse janë angazhuar për të larguar granatat në mënyrë të sigurt. Situata është nën kontroll dhe nuk ka raporte për të lënduar.