-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri Hoxha reagon për arrestimin e Hakës: Kapëm një personazh kryesor të krimit në Nikël

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin e Marklen Hakës, një figurë e njohur e botës së krimit, i cili u kap në Nikël të Krujës me armë zjarri nga forcat RENEA.

Në deklaratën e tij, Hoxha theksoi se Haka, i njohur si një nga liderët e organizatave kriminale, është arrestuar pas një operacioni të mirëorganizuar nga Policia e Tiranës dhe RENEA. Ai po shoqërohet nga disa persona të tjerë.

Reagimi i Hoxhës:

Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës.

Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.

Përpjekja për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie.

Arrestohet Marklen Haka për tentativë vrasje dhe krim të organizuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit