Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJD) ka dënuar fuqishëm veprimet në pikën kufitare të Bërnjakut, ku persona të maskuar po ndalojnë automjetet me regjistrim gjerman dhe nuk lejojnë kalimin e udhëtarëve shqiptarë.
Në një njoftim, MPJD akuzon policinë serbe për pasivitet dhe përfshirje në këto veprime diskriminuese. Pika kufitare e Bërnjakut do të mbetet e mbyllur deri në largimin e personave të maskuar dhe rikthimin e rendit.
MPJD i bën thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve të përdorin pikat e tjera kufitare dhe të marrin masa të kujdesshme gjatë udhëtimeve të tyre.
Sveçla: Ekstremistët serbë të maskuar ndalojnë me forcë një familje në një pikë kufitare