Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e zhvilluar me dyer të mbyllura, janë diskutuar detaje të rëndësishme për strategjitë e partisë për zgjedhjet e ardhshme.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, iu përgjigj komenteve dhe shqetësimeve të anëtarëve, duke theksuar se, edhe në rast se Edi Rama do të tentojë të vjedhë zgjedhjet, Partia Demokratike nuk do të përqendrohet në akuzat, por do të angazhohet në një luftë për një kauzë më të madhe.
Paloka e përshkroi betejën zgjedhore si një “betejë jetë a vdekje” dhe theksoi rëndësinë e bashkimit të forcave brenda partisë për të arritur objektivat e saj. Ai theksoi se përgjegjësia për rezultatet e zgjedhjeve bie mbi partinë dhe se ndarja e brendshme duhet të shihet si mundësi për të forcuar unitetin dhe për të sfiduar kundërshtarin politik.
Në mbledhje u diskutuan gjithashtu çështje të tjera si natyra e listave zgjedhore dhe ndarjen e drejtuesve të qarqeve, me fokus në përmirësimin e strukturës dhe strategjisë së partisë për zgjedhjet e ardhshme.