-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e Krujës/ Deputetja Ulliri: Kjo nuk është protestë politike

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Andia Ulliri, mori pjesë në protestën e banorëve të Krujës, ku theksoi se e drejta për lëvizje është një e drejtë kushtetuese që duhet të respektohet.

Ajo kritikoi institucionet për mungesën e reagimit ndaj kërkesave të banorëve për hapjen e aksit rrugor. Ulliri u shpreh se protesta, e cila ka kaluar në një fazë më të intensifikuar, nuk është politike, por një kërkesë për mbijetesë dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

Lëvizja e lirë është e drejtë kushtetuese. Kjo rrugë është bërë mbi pronat e qytetarëve të Bashkisë së Krujës. Institucionet duhet të kishin dhënë përgjigje që në fillim.

Kjo nuk është protestë politike, jemi bashkuar për qëllim tonë. Sot bëhet fjalë për mbijetesë, e kjo ndodh më 2024. Protesta do ndalet kur të ketë një përgjigje”, tha deputetja Ulliri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit